U shpall “non grata” nga DASH, Ahmeti komenton vendimin për Grubin: Nëse vërtetohet fajësia, ai…

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti komentoi vendosjen e krahut të tij të djathtë, Artan Grubit, në listën e sanksioneve të Departamentit Amerikan të Shtetit.
Ai tha se partia nuk e largon nga radhët e saj porse vet Grubi do të të tërhiqet.
“Unë mendoj që z. Grubi është i përgjegjshëm dhe i ndërgjegjshëm. Nuk ka nevojë ta largojë partia. Z. Grubi sigurisht se do të tërhiqet vet nga të gjitha funksionet e partisë.
Z. Grubi ka qenë anëtar i BDI-së, ka qenë personalitet që ka drejtuar katër vite qeverinë e RMV-së.
Sigurisht që vendimet që dalin nga platforma, nga programi elektoral i BDI-së, detyrim ka çdo anëtarë pavarësisht se në cilin funksion ndodhet.
A në nivel të lartë a në nivele dytësore, ka përgjegjësi realizimin e platformës dhe të programit”, deklaroi kreu i BDI-së.
/a.r
#shpall #grata #nga #DASH #Ahmeti #komenton #vendimin #për #Grubin #Nëse #vërtetohet #fajësia #ai..
Java News