Aktualitet

“Kapërceva ferrin”, Jamie Foxx tregon për sëmundjen e mistershme

Jamie Foxx ka zbuluar shkakun që e bëri të përfundonte në spital në një gjendje të vështirë shëndetësore. Ai ka rrëfyer se në vitin 2023 pësoi një hemorragji që i shkaktoi një trombozë.

Foxx ka treguar më parë se kishte “kapërcyer ferrin” ndërsa mjekohej në prill 2023, por në komedinë e sapo publikuar në  Netflix ka ndarë më shumë detaje.

Aktori, këngëtari dhe komediani tha se u sëmur gjatë xhirimeve të filmit “Back In Action” dhe shkoi te mjeku me “një dhimbje të tmerrshme koke”. Mjeku i bëri një injeksion kortizoni dhe ra në koma.

56-vjeçari tregon se e motra “e kuptoi që diçka nuk shkonte” dhe e dërgoi në Piedmont Hospital në Atlanta. “Ajo s’dinte asgjë për Piedmont Hospital, por kishte një ndjesi sikur atje kishte disa engjëj. Atlanta shpëtoi jetën time”.

Ai shtoi se mjeku i tha së motrës se “po pësonte një hemorragji që i shkaktoi një trombozë” dhe e paralajmëroi: “Nëse nuk ndërhyj tani në kokën e tij, do ta humbasim”.

Foxx iu nënshtrua kirurgjisë ndërsa “motra ime u gjunjëzua jashtë sallës së operacionit dhe u lut gjithë kohën”. Mjekët “nuk e gjetën” origjinën e hemorragjisë.

#Kapërceva #ferrin #Jamie #Foxx #tregon #për #sëmundjen #mistershme
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button