Sport

Liverpool i pandalshëm, Salah bëhet golashënuesi i tretë më i mirë në kompeticionet UEFA

Liverpool ka vazhduar ecurinë perfekte të këtij edicioni në Champions League, duke fituar ndeshjen e 6 radhazi në fazën e re të grupeve.

Ekipi anglez ka fituar në Spanjë përballë Girona me rezultatin 1-0 falë penalltisë së Mohammed Salah, për të vazhduar i vetëm dhe i shkëputur kryesimin në renditjen e përgjithshme, ku me 18 pikë ka bërë thuajse formalitet praninë mes 8 skuadrave të para, shkruan A2.

Mohammed Salah në vitet e fundit ka qenë protagonisti absolut i Liverpool. Edhe sot, një gol i tij i dha suksesin të kuqve përballë Girona. Ky ishte goli i 50 i Salah në turneun më të rëndësishëm për klube në Europë, por duke llogaritur edhe golat që ka shënuar në kompeticionet e tjera të UEFA-s, ky ishte goli i 60 në arenën ndërkombëtare në kontinent.

Kështu, ai u bë futbollisti i parë afrikan i cili arrin shifrën 60 në të gjitha kompeticionet e organizuara nga UEFA dhe vetëm futbollisti i tretë joeuropian që e arrin këtë numër. Para tij, vetëm Lionel Mesi me 132 gola dhe Sergio Aguero me 63, e kishin arritur këtë shifër.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër, Dinamo Zagreb dhe Celtic kanë ndarë pikët në barazimin pa gola, ku në minutat e fundit në fushën e lojës ishte edhe Arbër Hoxha për kroatët./a.m.

#Liverpool #pandalshëm #Salah #bëhet #golashënuesi #tretë #më #mirë #në #kompeticionet #UEFA
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button