Sport

6 fitore në 6 ndeshje! Liverpuli nuk njeh rivalë në Champions, bëhet ekipi i parë që kualifikohet –

Liverpuli po zhvillon një sezon të përsosur në Ligën e Kampionëve. Të kuqtë nuk njohin kundërshtar në këtë kompeticion, teksa kanë siguruar sot fitoren e 6 në po aq ndeshje të luajtura. Ekipi i drejtuar nga Sloti ka mposhtur sot në transfertë Gironën.

Ndeshja ka përfunduar me fitoren minimale 0-1 për Liverpulin. Fati i këtij takimi u vendos në minutën e 63-të, kur Salah e dërgoi topin në rrjetë nga pika e bardhë e penalltisë. Me këto tre pikë, të kuqtë bëhen ekipi i parë në këtë sezon të ri që ka siguruar matematikisht kualifikimin për në fazën me eleminim direkt./Sport Ekspres/

#fitore #në #ndeshje #Liverpuli #nuk #njeh #rivalë #në #Champions #bëhet #ekipi #parë #që #kualifikohet
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button