Sport

Fitues i Champions e Kupës së Botës, ish-mbrojtësi “i shkatërruar” financiarisht dhe në gjyq për atësinë e vajzës

Ish-legjenda e Milanit, mbrojtësi francez Marcel Desailly, fitues i Champions League dhe Kupës së Botës, është përfshirë nga një krizë financiare, madje nuk po paguan dot as detyrimet për fëmijët e tij.

Ditën e martë në Paris, Desailly, do të përballet me një seancë gjyqësore, për një mosmarrëveshje me ish-partneren e tij, Cosma Batista de Alcantara. Ata do të shkojnë në gjykatën e Parisit për të konfirmuar nëse Desailly është babai biologjik i vajzës së ish-partneres.

Sipas gazetës franceze “Le Parisien”, Desailly ka refuzuar ta pranojë Victorian si vajzën e tij që nga viti 2021, megjithatë, një test ADN ka konfirmuar se ai është babai i fëmijës. Si pasojë, ai mund të detyrohet të paguajë 4,148 £ në muaj për Batista de Alcantara, me të cilën ka qenë në një lidhje nga viti 2010 deri në 2018.

Por, sipas të njëjtës gazetë, Desailly është “gati i shkatërruar” financiarisht dhe thotë se nuk është në gjendje të paguajë këtë shumë. Ai ka qenë duke paguar 4,148 £ në muaj për qeverinë, si pjesë të një rregullimi fiskal që nga viti 2022, pasi është ndëshkuar për shmangie taksash gjatë periudhës 2011-2019. Po ashtu, ai ka shitur disa pasuri për të mbuluar shpenzimet për katër fëmijët e tij të tjerë.

Fitues i Champions e Kupës së Botës, ish-mbrojtësi “i

Batista de Alcantara, megjithatë, nuk është e bindur për gjendjen financiare të Desailly, duke thënë se ai ka deklaruar gjithmonë se nuk ka para, megjithëse ka folur për një apartament që thoshte se e kishte në pronësi në Paris, ku nuk janë zhvendosur kurrë.

Avokati i Desailly ka pohuar se ai nuk është një “futbollist i pasur” dhe se e ardhmja profesionale e tij është e pasigurt, pasi nuk ka perspektiva për një kontratë të re me beIN Sports.

/a.r

#Fitues #Champions #Kupës #së #Botës #ishmbrojtësi #shkatërruar #financiarisht #dhe #në #gjyq #për #atësinë #vajzës
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button