“Ky është moment i errët për mua”, Hajredin Kuçi deklarohet i pafajshëm para Gjykatës Speciale

Ish-zëvendëskryeministri dhe ish-ministri i Drejtësisë i Kosovës, Hajredin Kuçi, është deklaruar i pafajshëm në paraqitjen e parë para Gjykatës Speciale, rreth aktakuzës së ngritur ndaj tij për ndikimin mbi dëshmitarët lidhur me një rast tjetër që ndiqet penalisht në këtë gjykatë.
“Jam plotësisht i pafajshëm. Sot është një prej momenteve të errëta për mua si njeri i drejtësisë, që e ka profesion dhe mision tërë jetën, dhe jam identifikuar me drejtësi”, ka thënë Kuçi në fjalën e tij, duke shtuar se aktakuzën e konsideron si “prekje të dinjitetit”.
Pjesë e aktakuzës janë edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, ish-shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj, dhe Fadil Fazliu.
/a.r
#është #moment #errët #për #mua #Hajredin #Kuçi #deklarohet #pafajshëm #para #Gjykatës #Speciale
Java News