Rihapja e “Notre Dame”, Papa Françesku: Rilindja e kësaj katedraleje, ripërtëritje e Kishës në Francë

“Rilindja e kësaj Kishe të admirueshme le të jetë një shenjë profetike e ripërtëritjes së Kishës në Francë. Unë i ftoj të gjithë të pagëzuarit që do të hyjnë me gëzim në këtë Katedrale të ndiejnë krenarinë e ligjshme dhe të rimarrin trashëgiminë e tyre të besimit”.
Kështu shprehet Papa Françesku në një mesazh dërguar kryepeshkopit të Parisit, Imzot Laurent Ulrich, me rastin e rihapjes së Katedrales ‘Notre-Dame’. Mesazhi u lexua nga Nunci Apostolik në Francë, Imzot Celestino Migliore.
“Ne të gjithë ende e kujtojmë zjarrin e tmerrshëm që pesë vjet më parë dëmtoi rëndë ndërtesën. Zemrat tona u fundosën duke rrezikuar të shohim të zhduket një vepër besimi dhe arkitekturë e krishterë, një dëshmitar shekullor i historisë suaj. Sot, trishtimi dhe zia i lënë vendin gëzimit, festës dhe lavdërimit të të gjithë atyre, veçanërisht zjarrfikësve, që punuan me guxim për të shpëtuar këtë monument historik nga rrënimi, për bujarinë e madhe ndërkombëtare që kontribuoi në restaurim”,- shprehet Papa Françesku.
#Rihapja #Notre #Dame #Papa #Françesku #Rilindja #kësaj #katedraleje #ripërtëritje #Kishës #në #Francë
Java News