Një supergol i Mbangulës shpëton Juventusit në minutat e fundit, bardhezinjtë ndalen nga Bolonja –

Një tjetër ndeshje pa fitore për Juventusin. Bardhezinjtë kanë marrë sot barazimin e 3-të radhazi në kampionat. Bolonja ka ndalur “zonjën e vjetër” në një barazim 2-2. Miqtë kaluan të parët në epërsi, teksa Ndoje zhbllokoi rezultatin në minutën e 30.
Kuqeblutë dyfishuar shifrat në minutën e 52-të me anë të Pobegës, por vetëm 10 minuta më vona Kopmajnersi ngushtoi diferencat. Ndeshja po shkonte drejt fundit, kur Mbangula u shfaq si një shpëtim për “zonjën e vjetër”. Talenti 20-vjeçar realizoi një supergol në minutën e 92-të, duke i dhënë Juventusit një pikë në këtë ndeshje. Bardhezinjtë mbeten në vendin e 6 në tabelën e renditjes./Sport Ekspres/
#Një #supergol #Mbangulës #shpëton #Juventusit #në #minutat #fundit #bardhezinjtë #ndalen #nga #Bolonja
SportExpress