“Abissnet Superiore”/ Java e 17-të mbyllet të hënën me takimin Tirana – Teuta në “Arena Kombëtare” –

Pas ndeshjeve të mesjavës, skuadrat e kampionatit “Abissnet Superiore” do të zbresin në fushë të dielën dhe të hënën për javën e 17-të.
Laçi – Dinamo City dhe Egnatia – Skënderbeu janë dy sfidat hapëse të kësaj jave. Ndeshjet do të luhen në orën 13:30.
Të dielën do të luhet edhe përballja AF Elbasania – Vllaznia në stadiumin “Loro Boriçi”. Ndeshja është programuar të nisë në orën 16:30.
Java e 17-të do të ulë siparin të hënën me dy takimet e fundit; Bylis – Partizani dhe Tirana – Teuta.
Në stadiumin “Adush Muça” do të luhet takimi Bylis – Partizani, në orën 13:30. Ndërsa ndeshja Tirana – Teuta do të zhvillohet në stadiumin “Arena Kombëtare”, në orën 17:00
#Abissnet #Superiore #Java #17të #mbyllet #të #hënën #takimin #Tirana #Teuta #në #Arena #Kombëtare
SportExpress