Seria A/ Interi bën detyrën ndaj Parmës, aktivizohet edhe Asllani

Inter ka fituar me rezultatin 3 me 1 përballë Parmës. Kristjan Asllani u aktivizua në minutën e 71-të sfidës duke marrë vendin e Çalhanoglu.
Zikaltërit nuk lanë vend për surpriza në javën e 15-të të Seria A. Golin e vetëm të pjesës së parë e shënoi Dimarko, teksa Parma rezistoi 40 minuta.
Në të dytën ishte Barela dhe Turam që i siguruan fitoren Inzagit. Autogoli i Darmian në minutën e 81-të pati vlerë vetëm për statistikë te Parma.
Inter mban aktualisht vendin e tretë me një pikë më pak se Napoli kryesues.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR
INTER 3-1 PARMA
40′ Dimarko, 53′ Barela, 67′ Turam – 81′(ag) Darmian
RASTET
Rasti i minutës së 10-të, që u pa për penallti në favor të Interit. (VIDEO)
Dumfris godet shtyllën. (VIDEO)
Lautaro humbet rast të pastër në minutën e 25-të. (VIDEO)
Parma: Suzuki, Delprato, Balog, Valeri, Hejnu, Keita, Sohm, Man, Mihaila, Kançelieri, Boni
Trajner: Fabio Pekia
/S.T
#Seria #Interi #bën #detyrën #ndaj #Parmës #aktivizohet #edhe #Asllani
Java News