Aktualitet

Protesta e PL kundër SPAK, Frrok Çupi: Meta-Berisha duan t’u japin garanci besnikëve të tyre në drejtësi

Analisti Frrok Çupi komentoi protestën e zhvilluar në mbështetje të Metës, duke u ndaluar edhe tek akuzat që i janë bërë SPAK, herë pas here.

Ai u shpreh se asgjë nuk është e rastësishme dhe sipas tij drejtësia do të vendoset në radhë të parë mbi kriminelët e mëdhenj.

Asgjë nuk ka të rastësishme sidomos në këtë çështje. Alarmi që lëshoi Dumani se ne kemi korrupsion por rrjedhje të informacionit edhe brenda në SPAK, nuk e di se si është marrë nga aleatët, por në Shqipëri nuk është marrë me seriozitetin e duhur. Pas kësaj lëvizën gurët sepse njerëzit brenda SPAK e ndjenë vetën të zbuluar. Aleatët e tyre politik që janë Berisha dhe Meta, tentuan të kërkojnë besnikëri. Të mos harrojmë që tentakulat e tyre i kanë të fuqishme në drejtësi. Protestat që u bënë kundër SPAK dhe reagimet e egra që e konsiderojnë bandë, janë i njëjti ekip. Si Meta si Berisha i bëjnë këto lëvizje për arsye se duan t’u japin garanci njerëzve që kanë në drejtësi “se na keni këtu”. Më tej mund të them që Dumani si shefi i SPAK ka ndërtuar një siguri të tillë që e drejta do të vendosët në radhë të parë mbi kriminelët mëdhenj”, tha më tej analisti Çupi.

 

#Protesta #kundër #SPAK #Frrok #Çupi #MetaBerisha #duan #japin #garanci #besnikëve #të #tyre #në #drejtësi
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button