Bamir Topi: Berisha nuk e ka luftën me Ramën, ka hallin të dominojë partitë e tjera në opozitë

Ish-presidenti Bamir Topi kritikon krijimin e një elite burokratike që garanton pushtetin e opozitës, duke vënë në dukje se Berisha më shumë synon të dominojë partitë opozitare sesa të luftojë Ramën.
Sipas tij, në një sistem bipolar, rëndësia e kryeministrit dhe e liderit të opozitës krijon përplasje të ashpra për kontrollin e skenës politike.
“Një kryetar i mirë partie fiton nëse ndërton një ekip të mirë. Të gjithë e lidhin me përgatitjen e listave. Ky është shërbimi më i keq demokracisë. Ne po krijojmë një elitë politike burokratike që vendoset për të garantuar pushtetin e opozitës.
Berisha sot nuk e ka luftën me Edi Ramën. Berisha ka hallin të dominojë partitë e tjera në opozitë. Në një situatë bipolarizmi,kryeministri ka rëndësi të jashtëzakonshme, por në një vend bipolar i rëndësishëm është dhe kryetari i opozitës, prandaj ka qenë betejë e madhe deri në përplasje fizike“, tha ai në ‘Studio Live’.
/S.T
#Bamir #Topi #Berisha #nuk #luftën #Ramën #hallin #të #dominojë #partitë #tjera #në #opozitë
Java News