“Banesën e kam deklaruar, SPAK më akuzon kot”, Dogjani: Ja pse nuk isha te protesta e PL

Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim dosjen e deputetit të PD-së Asllan Dogjani, i cili akuzohet për kryerjen e veprës penale deklarim i rremë i pasurisë.
Sipas SPAK, Dogjani ka bërë deklarim të rremë për përfitimin e një apartamenti. Në lidhje me këtë hetim ndaj tij, deputeti i PD Asllan Dogjani than në Neës 24 se ai ka burime të ligjshme. Sipas tij, apartamentin e ka deklaruar në ILDKP. Gjithashtu, Dogjani tha se sot nuk ka dalë në protestën e PL para SPAK, edhe pse mbështet ata.
“Nuk isha në protestën e PL para SPAK, edhe pse jam pro tyre, pasi janë shenjë e mirë për një shtet diktatorial që po instalohet në vendin tonë. Po të shohësh veprimet për arrestimin ndaj Ilir Metës, na tregon që kemi një SPAK i cili është larg të qenit një sistem drejtësie i pavarur. Drejtësia t’ju shërbejë qytetarëve. Unë kam deklaruar banesën në ILDKP. Unë kam burime të ligjshme të ardhurash për apartamentin tim. Rama komandon SPAK”, tha ai.
/S.T
#Banesën #kam #deklaruar #SPAK #më #akuzon #kot #Dogjani #pse #nuk #isha #protesta
Java News