Aktualitet

Për herë të parë pas 30 vjetësh, nxënësit shqiptarë dje e vizituan Manastirin e Deçanit

Dje, për herë të parë pas më shumë se 30 vitesh, Manastiri i Deçanit ka hapur dyert për një grup nxënësish shqiptarë.

Në vizitë siç njofton KFOR-i, morën pjesë 40 nxënës nga shkollat fillore ”Lidhja e Prizrenit”, ”Isa Boletini” dhe ”Rexhep Kadriaj” të komunës së Deçanit.

Aktiviteti u organizua nga OJQ “Agimi-Isniq” në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit, nën moton: “Rini e shëndoshë pa paragjykime mbi racën, etninë dhe fenë.”

Gjatë vizitës, nxënësit vizituan edhe kampin “Sparta” të misionit të KFOR-it, ku u pritën nga ushtarët dhe morën dhurata.

Falënderime të veçanta iu drejtuan komandantit të RC-W (Regional Command-West), Kolonel Rocco Mundo, për mbështetjen e dhënë në këtë nismë.

KFOR ndër tjera njofton se mbetet i përkushtuar ndaj mandatit të tij për të kontribuar në një ambient të sigurt dhe lëvizje të lirë për të gjitha komunitetet në Kosovë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.



#Për #herë #të #parë #pas #vjetësh #nxënësit #shqiptarë #dje #vizituan #Manastirin #Deçanit
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button