Rrëfimi i shqiptarit: Gruan e vrava me çekiç i verbuar nga xhelozia

39-vjeçari shqiptar Kastriot Cenko me origjinë nga Fieri, që vrau gruan e tij në Athinë, Alba Cenko, ka rrëfyer para hetuesve grekë shkakun përse kreu krimin.
Sipas mediave greke, arsyeja ishte xhelozia. Autori ka thënë në polici se, sipas tij, gruaja e tradhtonte me shokun e tij të ngushtë.
Gjithçka ka ndodhur, sipas pretendimeve të 39-vjeçarit, kur gruaja mori një telefonatë nga shoku i tij dhe hyri në banjo për të folur. Kastriot Cenko e dëgjoi, u zemërua dhe vendosi ta vriste.
Sipas rrëfimit të tij, siç shkruan lapsi, shqiptari mori një çekiç dhe e goditi gruan në kokë. Ajo humbi ndjenjat, e ndërsa më pas 39-vjeçari e mbyti me duar. Më pas, ia mbështolli trupin me çarçaf dhe e fshehu trupin në dhomën e tyre.
Krimi ndodhi në mbrëmje të enjten e kaluar. Gjatë asaj kohe, dy fëmijët e çiftit 9 dhe 12 vjeç ishin në gjumë.
#Rrëfimi #shqiptarit #Gruan #vrava #çekiç #verbuar #nga #xhelozia
gazetablic.com