Aktualitet

A do të vazhdojë kontratën me Inter Miami? Bashkëpronari i klubit flet për të ardhmen e Messit

Me kontratë deri në vitin 2025, e ardhmja e Lionel Messit mbetet e pasigurt pas kësaj.

Megjithatë, Jorge Mas, bashkëpronar i Inter Miami , një klub që argjentinasi e ka përfaqësuar që nga viti 2023, beson se së shpejti mund të ketë lajme të reja, transmeton Sport.

“Do të ulem me Leon diku në fund të sezonit. Por siç e thashë edhe më parë, kam besim se ai do të vazhdojë të veshë fanellën e klubit dhe do të inaugurojë stadiumin tonë të ri në vitin 2026”, deklaroi ai.

20 golat dhe 16 asistimet e Messit në sezonin e rregullt të MLS tregojnë se argjentinasi është ende në formë të shkëlqyer dhe Mas beson se vetëm nëse ndonjë arsye fizike e ndalon atë, lojtari 37-vjeçar do të mund të largohet nga klubi.

“Jam optimist se për aq kohë sa ta lejojë shëndeti i tij, do të vazhdojmë ta shohim të veshur me fanellën tonë”, ka përfunduar me deklaratën e tij.

/ Sport/



#të #vazhdojë #kontratën #Inter #Miami #Bashkëpronari #klubit #flet #për #të #ardhmen #Messit
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button