Aktualitet
Vizita e Kurtit në Bosnje, Bajrami: Ka rëndësi të madhe për të dy popujt!

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, po qëndron për një vizitë në Bosnjë e Hercegovinë.
Për Çerim Bajramin, i cili është këshilltar në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, kjo vizitë ka rëndësi të madhe për dy popujt.
Ai në Edicionin Special theksoi se vizita e Kurtit do të ketë efekt pozitiv.
“Po besoj se po. Heqja e vizave besoj se edhe për neve, ndoshta Bosnja do të pres edhe pak por sigurisht që heqja e vizave për Kosovën do të adresohet atje ku duhet”, u shpreh ai në Klan Kosova.
Vizita e shefit të qeverisë kosovare në BeH, ka ngjallur reagime sidomos tek presidenti i Republikës Serbe atje, Millorad Dodik.
#Vizita #Kurtit #në #Bosnje #Bajrami #rëndësi #të #madhe #për #të #popujt
gazetablic.com