Aksion i Speciales, arrestohet edhe Fadil Fazliu

Fadil Fazliu është arrestuar nga hetuesit e EULEX’it me urdhër të Dhomave të Specializuara të Hagës.
Lajmin e ka bërë të ditur i biri i tij, Fahri Fazliu, nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’.
Fadil Fazliu është vëllai i heronjve Fahri dhe Bahri Fazliu.
Ai ka thënë se Fazliu pritet të dërgohet në Hagë.
“Të nderuar miq, shokë, dashamirë dhe kolegë! Sot, paradite rreth orës 8:00 të mëngjesit para banesës së tij kanë arrestuar babain tim, Fadil Fazliun, luftëtarin e UÇK-së, vëllain e dy heronjve të kombit, Fahri e Bahri Fazliu. Me urdhërë të Dhomave të Specializuara të Hagës është arrestuar dhe pritet të dërgohet për në Hagë. Ballëhapur, kokëlart dhe gjithmonë krenar me të kaluarën tonë të lavdishme”, ka shkruar ndër të tjera ai.
#Aksion #Speciales #arrestohet #edhe #Fadil #Fazliu
gazetablic.com