Arrestimet e fundit nga Specialja, reagon Klinaku: ‘Gjykata Speciale po vazhdon gjahun ndaj UÇK-së’

Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të OVL e UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se Gjykata Speciale po vazhdon “gjahun ndaj UÇK-së dhe luftëtarëve të lirisë”, duke u referuar raportimeve për disa arrestime që janë kryer sot.
Përveç arrestimit të ish-Komandantit të UÇK’së, Isni Kilaj, Klinaku ka përmendur edhe raportimet mbi arrestimin e ish-Shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj, duke shtuar se ka informata edhe për arrestimin e Fadil Fazliut, vëllait të dëshmorëve Fahri dhe Bahri Fazliu.
Reagimi i plotë:
Gjykata Speciale po vazhdon gjahun ndaj UÇK-së dhe luftëtarëve të lirisë. Në media u dha lajmi për arrestimin e Isni Kilajt e Bashkim Smakajt, por sipas informatave që po më vijnë është arrestuar edhe Fadil Fazliu, vëllai i dëshmorëve Fahri e Bahri Fazliu.
#Arrestimet #fundit #nga #Specialja #reagon #Klinaku #Gjykata #Speciale #vazhdon #gjahun #ndaj #UÇKsë
gazetablic.com