“Në kohën e PD as që bëhej fjalë të ndodhte”, Xhafaj për SPAK: Po goditet korrupsioni në nivelet e larta

“SPAK-u merr vëmendjen kryesore dhe duhet ta marrë, por nuk ka qenë vetëm ai qëllimi i Reformës në Drejtësi. Drejtësia në tërësi nuk është vetëm SPAK-u. Po aq të rëndësishëm janë elementët e tjerë, që janë prokuroritë, gjykatat e shkallës së parë, Gjykata Kushtetuese… Do të ishte gabim të shikohej në mënyrë të njëanshme. SPAK-u u forcua si strukturë e posaçme në luftën kundër korrupsionit. Ka edhe vende anëtare të BE-së që e kanë si strukturë të posaçme, që u është dashur ta kenë për arsye të ndryshme. Ajo që ne bëmë është që i dhamë edhe përgjegjësinë e luftës kundër korrupsionit. Ky ishte realiteti ynë dhe i dhamë një forcë dhe autoritet shumë më të mirë sesa ajo e Krimeve të Rënda”, deklaroi ish-ministri i Brendshëm.
#Në #kohën #që #bëhej #fjalë #të #ndodhte #Xhafaj #për #SPAK #goditet #korrupsioni #në #nivelet #larta