VIDEO / Rama publikon paamje nga Fushë Studëni, destinacion i turizmit dimëror

Fushë Studën, fshati më i famshëm i Parkut Kombëtar Shebenik, renditet mes destinacioneve të shumta gjithëvjetore në vendin tonë.
Ky fshat natyror në Njësinë Administrative Stëblevë, bashkia Librazhd, pjesë e projektit të “100 fshatrave” është shndërruar në një ndër destinacionet më të frekuentuara turizmit malor.
I rrethuar me pyje të larta dhe liqenin poshtë tyre me një pamje piktoreske të krijuar edhe nga bardhësia e dëborës së këtij viti, është një ftesë për të gjithë të apasionuarit e turizmit malor.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje të mrekullueshme që vijnë nga Fushë Studëni në Parkun Kombëtar Shebenik.
Fushë Studën, nga një zonë ndaluar kufitare në periudhën e regjimit komunist, vitet e fundit është kthyer në një ndër destinacionet më të vizituara dhe krijon mundësi për aktivitete të ndryshme sportive.
/a.r
#VIDEO #Rama #publikon #paamje #nga #Fushë #Studëni #destinacion #turizmit #dimëror
Java News