Kurti: Sulmi në Ibër-Lepenc ishte nga “libri i lojërave” të Rusisë, kërcënimet e sigurisë duhet të marrin fund

Kryeministri Albin Kurti gjatë ditës së djeshme është takuar në Bruksel me Komisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos. Ky është takimi i parë mes tyre që prej se Kos ka marrë detyrën e re.
Kurti shkroi për këtë takim duke thënë se me Kos diskutuan për marrëdhëniet Kosovë-BE dhe për sulmin terrorist të së premtes në kanalin e Ibër-Lepencit. Kurti ka thënë se sulmi ishte nga libri i lojërave të Rusisë, e cila sulmoi infrastrukturën civile kritike në Ukrainë.
Ai është shprehur se kjo është edhe arsyeja pse Kosova vazhdimisht ngre alarmin për aleancën e Serbisë me Rusinë.
“Dje në Bruksel takova Komisioneren e re të Zgjerimit @MartaKos dhe e urova për postin e ri. Diskutuam marrëdhëniet Kosovë-BE dhe avancimin tonë demokratik dhe progresin socio-ekonomik. Theksova rëndësinë e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë për bashkëpunimin rajonal dhe theksova se kërcënimet e sigurisë duhet të marrin fund dhe ata që janë përgjegjës për sulmin e fundit terrorist në infrastrukturën tonë kritike duhet të mbajnë përgjegjësi. Sulmi ishte nga libri i lojërave të Rusisë, e cila sulmoi infrastrukturën civile kritike në Ukrainë. Kjo është arsyeja pse ne ngremë alarmin për aleancën e Rusisë me Serbinë”, ka shkruar Kurti.
Yesterday in Brussels I met the new enlargement Commissioner @MartaKos and congratulated her on her new position.
We discussed Kosova – EU relations and our democratic advancement and socio-economic progress. I stressed the importance of good-neighborly relations for regional… pic.twitter.com/bbYK3X9F0t— Albin Kurti (@albinkurti) December 5, 2024
#Kurti #Sulmi #në #IbërLepenc #ishte #nga #libri #lojërave #të #Rusisë #kërcënimet #sigurisë #duhet #të #marrin #fund
gazetablic.com