Tjetërsimi i pronave në bregdet, arrestohet juristi i Hipotekës së Tiranës, Mikel Zaho

Tjetërsimi i pronave në bregdet ka çuar në pranga juristin i Kadastrës së Tiranës Mikel Zaho. Ai akuzohet se ka kryer praktikën e paligjshme të tjetërsimit me dokumente false të një parcele prej 2 mijë metrash tokë gjatë kohës që punonte në Kadastrën e Durrësit në vitin 2021.
“Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaloi shtetasin në kërkim M. Z., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës””, njofton Policia.
Përfitues sipas prokurorisë ka qenë biznesmeni Ilias Fisheku, i cili u arrestua bashkë me dy persona të tjerë të implikuar në këtë rast.
/a.r
#Tjetërsimi #pronave #në #bregdet #arrestohet #juristi #Hipotekës #së #Tiranës #Mikel #Zaho
Java News