Aktualitet

KUVENDI LIVE! Berisha ulet krah Nokës dhe kërkon 1 minutë heshtje për Repishtin! 55 amendamente për Buxhetin

Në Kuvend, ditën e sotme priten diskutime të gjata për shkak se kalon për votim buxheti i vitit 2025 prej 8.2 mld eurosh, më i madhi në histori.

Pas 11 muajsh në arrest shtëpie, ish-kryeministri Sali Berisha u rikthye në Kuvend. I shoqëruar nga deputetët e PD, ai u shpreh ” Berisha futet metamorfoza del’. Berisha u ul në Kuvend krah Flamur Nokës dhe dy vende larg Bardhit.

Rikthimi i Sali Berishës u shënjua me depozitimin e 34 amendamenteve të PD-së për buxhetin e vitit të ardhshëm, mes të cilave 2 mbajnë firmën e tij. Ndërkohë, 11 amendamente janë depozituar nga Partia e Lirisë, përmes së cilave kërkohet një shtesë në buxhet me rreth 45 mld lekë.

Ndërkohë Berisha e detyroi Kuvendin që të mbahet një minutë heshtje për Sami Repishtin.

/a.r

#KUVENDI #LIVE #Berisha #ulet #krah #Nokës #dhe #kërkon #minutë #heshtje #për #Repishtin #amendamente #për #Buxhetin
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button