Aktualitet

Nisin hetimet për vdekjen e dy personave në Ferizaj

Dy persona, në raste të ndara, janë gjetur të vdekur gjatë ditës së djeshme në Ferizaj.

Lidhur me rastet, Policia tashmë ka nisur hetimet.

Rasti i parë ka ndodhur në Nerodime të Epërme të Ferizajt.

“HETIM I VDEKJES Fsh. Nerodime e Epërme, Ferizaj 02.12.2024 – 11:20. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport.

Ndërkohë, rasti tjetër ka ndodhur në rrugën Enver Topalli, një grua ka raportuar se e ka gjetur të vdekur vëllain e saj.

“Rr. Enver Topalli, Ferizaj 02.12.2024 – 15:45. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se e ka gjetur pa shenja jete vëllain e saj viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.



#Nisin #hetimet #për #vdekjen #personave #në #Ferizaj
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button