Sport
Ramadani me shokë shtangin Juventusin në minutën e fundit, bardhezinjtë ndalen nga Leçja –

Juventusi është ndalur në një barazim 1-1 nga Leçja. Bardhezinjtë arritën të gjenin rrugën e rrjetës në minutën e 68. Goditja e Kambiasos mori një devijim nga mbrojtësi kundërshtar, duke e dërguar topin pas shpinës së portierit.
Minutat po kalonin dhe në radhët e “zonjës së vjetër” po prisnin nga momenti në moment vërshëllimë ne trefishtë që do t’i nxirrte fitimtar nga stadiumi. Por në minutën e 93-të, Rebiçi shtangu Juventusin dhe fiksoi shifrat përfundimtare në 1-1. Nga minuta e parë në këtë përballje ishte edhe Ylber Ramadani, i cili është një titullar i përhershëm i Leçes./Sport Ekspres/
#Ramadani #shokë #shtangin #Juventusin #në #minutën #fundit #bardhezinjtë #ndalen #nga #Leçja
SportExpress