“Punojmë për bukën e gojës”/ Familjarët e të arrestuarve në Elbasan protestojnë para komisariatit: Në shtëpi nuk gjetën asgjë
Familjarët e disa prej të arrestuarve nga operacioni i policisë në Elbasan ndodhen para komisariatit ku po kërkojnë lirimin e të afërmve të tyre. Në intervistën e dhënë për mediat, ata shprehen se nuk kanë pasur asnjë dijeni për operacionin policor dhe mohojnë që të afërmit e tyre të kenë lidhje me aktivitete kriminale.
“U trembëm, erdhën aty edhe na hynë në shtëpi. E shoqëruan se sipas tyre ka kryer trafik droge. Kontrolluan në shtëpi dhe nuk gjetën asgjë. Jetojmë në kohën e kriminelave dhe diktaturës, janë bërë më keq se Putin atje që po vret njerëz”- u shpreh e ëma e një prej të arrestuarve.
“Njëri ishte civil, jam shefi i krimeve të rënda më tha ai. Te ne e gjetën tek fukarenjtë. Duhet të sqarohet prindi se çfarë paska bërë fëmija. Ne punojmë për bukën e gojës. Nuk kishin urdhër për të hyrë në banesë”-thanë familjarë të tjerë.
/f.stafa
#Punojmë #për #bukën #gojës #Familjarët #të #arrestuarve #në #Elbasan #protestojnë #para #komisariatit #Në #shtëpi #nuk #gjetën #asgjë