Aktualitet

“Harxhuat 30 mijë euro për një protestë në Strasburg”, ish-zëdhënësja e Berishës ‘zë ngushtë’ Bylykbashin

Në një intervistë në emisionin “Now me Erla Mehillin” në Euronews Albania, deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, shprehu shqetësimin se partia e tij nuk ka burime të mjaftueshme financiare për të kryer aktivitetet e saj opozitare.

Megjithatë, moderatores Erla Mehilli ka sfiduar pretendimin e Bylykbashit duke i përmendur atij se partia ku bën pjese ka shpenzuar “30 mijë euro për një protestë në Strasburg.”

Protesta u organizua disa kohë më parë për të kërkuar lirimin e Sali Berishës nga arresti shtëpiak, ku mbahej ndërsa hetohej për korrupsion. Ky detaj, i përmendur nga Mehilli — një ish-zëdhënëse e Berishës gjatë kohës kur ai ishte kryeministër —, e vuri Bylykbashin në një pozitë të sikletshme, duke ngritur pyetje mbi prioritetet e Partisë Demokratike.

 



#Harxhuat #mijë #euro #për #një #protestë #në #Strasburg #ishzëdhënësja #Berishës #zë #ngushtë #Bylykbashin
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button