Aktualitet

Ju tregoj se çfarë ndodhi me gjermanët që mbetën pas luftës në Shqipëri!

Historiani Marenglen Kasmi i ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku, deklaroi se rreth 1000 gjermanë mbetën në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore.

Zoti Kasmi thekson se vetëm 220 prej tyre u riatdhesuan.

“Në periudhën pas luftës është shkruar se rreth 220 gjermanë kanë qenë robër pas lufte në Shqipëri. Këtu kam një dokument që një ish-ushtarak Walter E’nge i dërgon Kryqit të Kuq një letër ku flet për gjendjen e ushtarëve gjerman në Shqipëri.

Ai thotë se rreth 800 robër gjerman kanë ngelur këtu pas çlirimit të Shqipërisë. Ndërkohë më rezulton që kanë qenë rreth 1000 dhe prej tyre u riatdhesuar vetëm 220. Pjesa tjetër vdiqën në Shqipëri. Të mbijetuarit ishin të shpërndarë, një pjesë prej tyre kishin plagë lufte dhe nuk mbijetuan. Pjesa tjetër u shpërnda nëpër kampe pune, pra punonin këtu”, tha historiani.

/a.r

#tregoj #çfarë #ndodhi #gjermanët #që #mbetën #pas #luftës #në #Shqipëri
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button