Sport
VIDEO/ Berisha feston me gol ditën e pavarësisë, i shënon ekipit serb të Bosnjes –

Valon Berisha e ka festuar me gol ditën e pavarësisë së Shqipërisë. Lojtari shqiptar i ka tundur rrjetën Borac Banja Lukës, ekipit serb të Bosnje Hercegovinës, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Europës. Berisha goditi topin në hyrje të zonës dhe e djathta e tij u ndal në rrjetë në minutën e 51-të të takimit. Një gol që i dha epërsinë Lask Lincit, i cili po luante me 10 lojtarë që nga minuta e 7 e takimit./Sport Ekspres/
#VIDEO #Berisha #feston #gol #ditën #pavarësisë #shënon #ekipit #serb #të #Bosnjes
SportExpress