Sport
Broja uron nga Anglia shqiptarët për 112-vjetorin e Pavarësisë: Flamuri na bashkon

Armando Broja ka uruar gjithë shqiptarët për 112-vjetorin e Pavarësisë. Sulmuesi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka uruar 28 nëntorin, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.
“Flamuri na bashkon, Gëzuar 28-29 Nëntorin”, shkruhet në postimin e Brojës. Kujtojmë se sulmuesi është një lojtar shumë i rëndësishëm për Kombëtaren shqiptare, por për arsye dëmtimi humbi grumbullimet me kuqezinjtë.
Tashmë 23-vjeçari është rikthyer të luajë, teksa aktualisht po aktivizohet me ekipin U-21 të Evertonit për të marrë minuta. Shumë shpejt pritet të jetë gati edhe për ekipin A.
#Broja #uron #nga #Anglia #shqiptarët #për #112vjetorin #Pavarësisë #Flamuri #bashkon
Java News