Aktualitet

Sulmohet me armë konsullata amerikane në Arabinë Saudite, raportohet për dy të vrarë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pranë konsullatës së SHBA-së në Jeddah të Arabisë Saudite, ku një person hapi zjarr dhe për pasojë roja i këtij institucioni ndërroi jetë. Lajmi u bë i ditur nga Agjencia Saudite e Shtypit të mërkurën.

Sipas mediave të huaja, një individ i paidentifikuar ndaloi makinën pranë objektit diplomatik amerikan dhe doli duke mbajtur një armë zjarri përpara se forcat e sigurisë “të merrnin iniciativën për t’u marrë me të siç kërkohet nga situata”, sipas SPA.

Mësohet se nga shkëmbimi i zjarrit me forcat e sigurisë, është goditur për vdekje agresori. Ndërkohë, plumbave nuk iu shpëtoi as një roje, nga Nepali, që humbi jetën në spital. Aktualisht po vijojnë hetimet për zbardhjen e motivit dhe rrethanave të ngjarjes.


#Sulmohet #armë #konsullata #amerikane #në #Arabinë #Saudite #raportohet #për #të #vrarë

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button