Aktualitet
“BMW”-ja del nga rruga në Korçë, në gjendje të rëndë një person

Një aksident ka ndodhur në aksin Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Zvirinë.
Mesohet se një mjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar jashtë saj.
Raportohet për një të lënduar në gjendje të rëndë shëndetësore, i cili u transportua në spitalin e Korçës.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
/a.r
#BMWja #del #nga #rruga #në #Korçë #në #gjendje #të #rëndë #një #person