Sport
Ndeshjet e fundit për raundin e pestë në Champions, vëmendja në Liverpool-Real Madrid

Kjo e mërkurë, rezervon nëntë ndeshjet e fundit për raundin e pestë në Ligën e Kampioneve.
Padyshim, vëmendja më e madhe do të jetë te kryendeshja e mbrëmjes, Liverpool-Real Madrid. Dy ekipe që shihen si pretendente për të fituar trofeun, do të përballen me njëra-tjetrën në “Anfield”, në një sfidë ku spektakli është i garantuar.
Sfidë interesante është edhe ajo mes Aston Villa dhe Juventus. Italianët synojnë rikthimin te fitorja, por përpara kanë një transfertë delikate.
Në takimet e tjera, Dortmund sfidon Dinamo Zagreb, ndërsa Bologna përballet me Lille.

#Ndeshjet #fundit #për #raundin #pestë #në #Champions #vëmendja #në #LiverpoolReal #Madrid
Java News