Sport

Shqiptarët e Pragës vuajnë në fushë goleadën e Atletikos, Milani nuk lë vend për surpriza në Champions –

Liga e Kampionëve është kthyer sërish mbrëmjen e sotme. Sparta e Pragës-Atletiko Madrid dhe Sllovan Bratisllava-Milan kanë hapur javën e 5 të kompeticionit më të lakmuar për klube. Atletiko e Madridit ishte shumë e fortë për kampionët e Çekisë. Laçi, Rrahmani dhe Krasniqi e nisën ndeshjen nga minuta e parë, por në fund dëshmuan goleadën e bardhekuqve. Atletiko fitoi me shifrat e thella 0-6, duke fituar lehtësisht 3 pikët.

Në krahun tjetër Milani nuk ka lënë vend për surpriza. Skuadra italiane ka mposhtur me rezultatin 2-3 Sllovan Bratisllavën. Pulisiçi zhbllokoi shifrat në minutën e 21-të, ndërsa 3 minuta më vonë Barsegiani ktheu sërish baraspeshën. Ndërkohë, ishte Leao ai që i dha epërsinë Milanit në minutën e 68. Vetëm 3 minuta më vonë Abrahami vulosi fitoren e kuqezinjve, duke bërë që goli i Marcelit në minutën e 88 të shërbente vetëm për statistikat e Sllovan Bratisllavës./Sport Ekspres/

#Shqiptarët #Pragës #vuajnë #në #fushë #goleadën #Atletikos #Milani #nuk #lë #vend #për #surpriza #në #Champions
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button