Aktualitet

Bardhi merr “situatën në dorë”, i del para autobotit me ujë!

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi e quan të drejtë kushtetuese protestën e opozitës.

Teksa qëndronte para autobotit me ujë, Bardhi tha se nuk ka asnjë arsye që deputetët e opozitës dhe protestuesit të dhunohen.

“Protestuesit janë në të drejtën e tyre, nuk kanë bllokuar asnjë makinë. Policia ka marrë masa për të devijuar trafikun, cfarë nevoje ka për të dhunuar. Ca është kjo juntë policore që dhunon deputetët e opozitës dhe qytetarët.

Do qëndrojmë për aq sa do jetë e nevojshme. Nuk ka asnjë arsye për të dhunuar. Ne nuk jemi kriminelë. Këta janë kundër popullit dhe kundër qytetarëve”, tha Gazment Bardhi.

Ndërkohë nga ana tjetër, policia e quan vepër penale bllokimin e rrugëve, duke bërë herë pas herë thirrje që të lirohen akset rrugore.

#Bardhi #merr #situatën #në #dorë #del #para #autobotit #ujë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button