Aktualitet

Mbështetësit e Berishës bllokojnë tërësisht “Zogun e Zi”, policia devijon trafikun

Tek Rrethrrotullimi i “Zogut të Zi” është bllokuar tërësisht rrjedha e mjeteve që vijnë nga Durrësi. Siç raporton gazetari i A2 CNN Armand Bajrami, Policia ka devijuar kalimin drejt unazës së vogël duke i kaluar kundërvajtje në rrethrrotullim.

Vetëm pak minuta pas orës 17 Rrethrrotullimi i “Zogut të Zi” është bllokuar, kordoni policor po përpiqet përmes forcës të shmangë qytetarët që protestojnë në këtë vend dhe prania e deputetëve të opozitës, duke regjistruar punonjësit e policisë u bënte thirrje që t’i linin t’i protestonin.

Edhe deputeti Oerd Bylykbashi kërkoi të fliste me një nga drejtuesit e policisë në këtë kënd. Ai u bëri të ditur atyre se ata janë në shkelje, se PD ka njoftuar protestën dhe ndërprerja e protestës nga ana e tyre do të ishte në shkelje të ligjit.

“Ju kemi njoftuar për protestën. Nëse nga pengoni po shkelni ligjin, do ju kallëzojmë”, tha Bylykbashi.

Rreth 1 mijë forca policie janë pozicionuar në 5 zonat e ndryshme te kryeqytetit ku po zhvillohet protesta e opozitës.

#Mbështetësit #Berishës #bllokojnë #tërësisht #Zogun #policia #devijon #trafikun
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button