Tech

“Viktimat” e rebelimit/ Dyshohet se kishte dijeni për aksionin e Wagner, gjenerali rus zhduket pa gjurmë pas rebelimit ndaj Moskës

Një gjeneral i lartë rus, i cili dyshohet se kishte dijeni prej kohësh për rebelimin e Wagner-it, nuk është parë që nga shpërthimi i kryengritjes së armatosur të shtunën.

Sergei “Armageddon” Surovikin është komandanti i dytë i ushtrisë ruse dhe ka pasur lidhje me shefin e Wagner, Yevgeny Prigozhin.

Ai u zëvendësua si komandant i lartë në fillim të këtij viti, por ruajti ndikimin në drejtimin e operacioneve të luftës.

Inteligjenca amerikane kishte raportuar më parë se Surovikin kishte dijeni për planet e Prigozhin për t’u rebeluar kundër udhëheqjes ushtarake të Rusisë, sipas New York Times./m.j

#Viktimat #rebelimit #Dyshohet #kishte #dijeni #për #aksionin #Wagner #gjenerali #rus #zhduket #gjurmë #pas #rebelimit #ndaj #Moskës

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button