Aktualitet

Tragjike në Kurbin: Bie në lavatriçen e përpunimit të inerteve, vdes punonjësi

Një ngjarje tragjike me pasojë vdekjen e një 61-vjeçari ka ndodhur në fshatin Skuraj të Kurbinit.

Korrespondenti i Klan News, Martin Marku raporton se 61-vjeçari teksa punonte ditën e djeshme ka rënë në pjesët e një lavatriçeje të përpunimit të inerteve duke marrë plagë të rënda.

Më pas është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës, por fatkeqësisht nuk ka mundur që t’i mbijetojë plagëve të marra.

Për ngjarjen është shpallur në kërkim pronari i lavatriçes, ndërsa po hetohen shkaqet e ngjarjes së rëndë.

Policia ka bllokuar aktiviteten e lavatriçes së përpunimit të inerteve në shtratin e lumit Mat.

/a.r

#Tragjike #në #Kurbin #Bie #në #lavatriçen #përpunimit #të #inerteve #vdes #punonjësi
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button