Përmbytja e rrugëve në kryeqytet, njohësi i emergjencave: Duhet të punohet në infrastrukturën nëntokësore

Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), Tahir Ahmeti, ka komentuar përmbytjet e rrugëve të kryeqytet gjatë reshjeve të mbrëmshme.
Ai ka bërë me dije se infrastruktura nëntokësore e kryeqytetit përsëri ka dështuar.
Në profilin e tij në “Facebook”, njohësi i emergjencave ka shkruara se institucionet përgjegjëse duhet që në vazhdimësi të punojnë në përmirësimin e infrastrukturës nëntokësore.
“Përsëri deshton infrastruktura nëntokësore në kryeqytet. Reshjet e dendura, kanë përmbytur shumë rrugë në Prishtinë. Institucionet përgjegjëse, duhet që në vazhdimësi të punojnë në përmirësimin e infrastrukturës nëntokësore, në mënyrë që të zvogëlohet mundësia e vërshimeve sa herë kemi reshje më të dendura”, ka shkruar Ahmeti.
#Përmbytja #rrugëve #në #kryeqytet #njohësi #emergjencave #Duhet #të #punohet #në #infrastrukturën #nëntokësore
gazetablic.com