Aktualitet

Kurban Bajrami / Kryeministri Rama uron besimtarët myslimanë

Besimtarët myslimanë në Shqipëri dhe kudo në botë, kremtojnë sot një nga festat e tyre më të rëndësishme, Kurban Bajrami.

Kryeministri Rama e ka nisur sot ditën me një urim për të gjithë besimtarët.

“Gëzuar Kurban Bajramin”, shkruan Rama në facebook.

Mëngjesin e sotëm mijëra besimtarë në Tiranë dhe qytetet e tjera të vendit kanë falur Kurban Bajramin.

Në këtë festë të sakrificës, besimtarët i luten Zotit për më shumë paqe, bekim dhe harmoni, ndërkohë që pas kryerjes së riteve të faljes Kurban Bajrami festa vijon më pas në çdo familje me drekën e madhe të Bajramit.

Simbolika e kësaj feste është bërja e një kurbani në shenjë falënderimi ndaj Zotit dhe shpërndarja e mishit të kurbanit të kryer për njerëzit dhe familjet në nevojë.

/a.r

#Kurban #Bajrami #Kryeministri #Rama #uron #besimtarët #myslimanë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button