Sport
Asllani është gati të luajë ndeshjen e tretë radhazi, do të zërë vendin e Çalhanoglusë kundër Veronës –

Pas dy ndeshjeve të zhvilluara me ekipin kombëtar, Asllani do të luajë takimin e tretë radhazi pasditen e së shtunës. Këtë herë mesfushori shqiptar do të zbresë në fushë me fanellën zikaltër dhe jo atë kuqezi. Dëmtimi i Hakan Çalhanoglusë nuk duket serioz, por sipas mediave italiane, Inzagi nuk do që të rrezikojë.
Trajneri italian ka vendosur që ta lërë në stol në sfidën kundër Veronës. Vendin e tij në fushë pritet që ta zërë Kristjan Asllani. Ndeshja përballë Veronës do të luhet më 23 nëntor, duke nisur nga ora 15:00./Sport Ekspres/
#Asllani #është #gati #të #luajë #ndeshjen #tretë #radhazi #të #zërë #vendin #Çalhanoglusë #kundër #Veronës
SportExpress