Sport

I bindi në ndeshjen Empoli-Napoli, një tjetër klub i madh i Serisë A vihet pas Ardian Ismajlit –

Viti i ri kalendarik pritet ta gjejë Ismajlin në majën e futbollit italian. Mbrojtësi shqiptar po gëzon një formë të jashtëzakonshme, të mbartur që nga sezoni i shkuar. Puna e tij nuk ka kaluar pa u vënë re, teksa Juventusi po e sheh si një alternativë serioze për merkaton e janarit. Një fakt që e pranoi edhe Ismajli në intervistën e dhënë pas ndeshjes me Ukrainën në “TV Klan”.

Por Juventusi nuk do të jetë i vetëm në radhë për Ismajlin. Në garë për shërbimet e tij do të hyjë edhe Napoli. “La Repubblica” ka bërë me dije se të kaltrit janë bindur nga aftësitë e Ismajlit në ndeshjen që skuadra zhvilloi kundër Empolit këtë sezon. Për këtë arsye, drejtuesit do të përpiqen që ta vendosin nën urdhërat e Antonio Kontes në muajin janar. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë e ardhmja e Ismajlit./Sport Ekspres/

#bindi #në #ndeshjen #EmpoliNapoli #një #tjetër #klub #madh #Serisë #vihet #pas #Ardian #Ismajlit
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button