Aktualitet
Haga lëshon urdhërarrest për Netanjahun dhe ish-ministrin e Mbrojtjes së Izraelit

Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë ka lëshuar urdhër-arreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant, të akuzuar për krime të dyshuara lufte.
Në një deklaratë të mërkurën, gjykata me bazë në Holandë tha se gjeti “baza të arsyeshme” për të besuar se Netanyahu mban përgjegjësi penale për krimet e luftës duke përfshirë “vrasjen nga uria si metodë lufte” dhe “krimet kundër njerëzimit përmes vrasjes, persekutimit dhe të tjera akteve çnjerëzore”.
Me këtë vendim, Haga hodhi poshtë sfidën e Izraelit për juridiksionin e gjykatës mbi këtë çështje.
Në përditësim…
#Haga #lëshon #urdhërarrest #për #Netanjahun #dhe #ishministrin #Mbrojtjes #së #Izraelit
Java News