Djali iu ekzekutua me breshëri plumbash, kush është ish-gjyqtari që vendosi fatin e Shullazit dhe Salvatore Lettizias

Klaudio Prendi i cili u ekzekutua në mesnatë në zonën e Xhamllikut në kryeqytet, është djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi.
Fran Prendi ka ushtruar detyrën e gjyqtarit në ish-Gjykatën për Krimet e Rënda prej vitit 2006, detyre që e vijoi për një vit edhe në Gjykatën e Posaçme. Në nëntor 2020 ai u largua nga sistemi i drejtësisë me dorëheqje, pa kaluar në filtrat e vetingut.
Firmën e tij si kryesues e mbajnë dhjetëra vendime gjyqësore, mes të cilave ai ndaj Emiliano Shullazit dhe grupit të tij në vitin 2018, si edhe ndaj Salvatore Lettizias, një anëtar i Camorras italiane, për masakrën me tre viktima në bulevardin “Zogu I” në vitin 2015.
Klaudio Prendi humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra. Ndërkohë në zonën e Farkës është gjetur edhe një makinë e djegur, e cila dyshohet se u përket autorëve.
/a.r
#Djali #ekzekutua #breshëri #plumbash #kush #është #ishgjyqtari #që #vendosi #fatin #Shullazit #dhe #Salvatore #Lettizias
Java News