Ilir Krasniqi: Tifozët ishin lojtari dymbëdhjetë për ne, shpresoj se janë ndarë të kënaqur me lojën dhe rezultatin

Kosova ka fituar ndeshjen e fundit të grupeve të Nations League ndaj Lituanisë.
Dardanët arritën të mposhtin Lituaninë me rezultat minimal 1-0, shkruan Sport.
Autori i golit të vetëm të këtij takimi ishte Muharrem Jashari në minutën e 5’të të takimit.
Kosova mbeti me një lojtarë më pak në fushë gjatë gjithë pjesës së dytë pasi pikërisht Jashari u përjashtua me karton të kuq.
Pas ndeshjes për RTK foli, Ilir Krasniqi.
“Sot tifozët ishin lojtari i 12’të. Shpresoj që janë ndarë të kënaqur me lojën dhe rezultatin. Fakti që mbetëm me një lojtar më pak na bëri që të tërhiqemi pak në pjesën e dytë, mendoj që në fund është e rëndësishme që morëm tre pikë”, tha Krasniqi.
/ Sport/
#Ilir #Krasniqi #Tifozët #ishin #lojtari #dymbëdhjetë #për #shpresoj #janë #ndarë #të #kënaqur #lojën #dhe #rezultatin
gazetablic.com