Sport
Disfata në Europa League, Marash Kumbulla me mesazh zemre për Romën

Roma pësoi disfatë mbrëmë ndaj Sevillias, në finalen e Europa League. Edhe pse është i dëmtuar, mbrojtësi i ekipit italian Marash Kumbulla nuk hezitoi të shkonte në Budapest, për të ndjekur nga afër ndeshjen në Puskas Arena.
Kumbulla bëri një postim në rrjetet sociale, ku shkruante pas takimit: “Përgjithmonë bashkë Roma”. 23-vjeçari ka luajtur vetëm 7 ndeshje këtë sezon, pa mundur dot të lërë gjurmë.
