Aksioni kundër mashtrimit ekonomik, policia njoftim zyrtar: U arrestuan 17 persona dhe u kontrolluan 32 ambiente në Tiranë dhe Shkodër!

Policia e Shtetit ka dalë në një njoftim zyrtar lidhur me aksionin kundër mashtrimit ekonomik të zhvilluar në Tiranë dhe Shkodër, ku janë ekzekutuar 17 urdhërarreste të dhëna nga Gjykata e Tiranës.
Mësohet janë kryer kontrolle në 32 ambiente në Tiranë dhe në Shkodër, ku janë sekuestruar pajisje kompjuterike, celularë dhe shuma të konsiderueshme parash.
Njoftimi i policisë
Në përgjigje të interesit të medias, mbi një operacion policor, aktualisht në zhvillim, ju sqarojmë se:
Si rezultat i një hetimi disamujor, me metoda speciale, po zhvillohet sot, operacioni policor i koduar “USDT-1”.
Zhvillimi i këtij operacioni, rezultat i punës së mirorganizuar të Drejtorisë për Hetimin e Krimit Kibernetik së DPPSh-së, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.
Deri tani, në kuadër të këtij operacioni, është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, e caktuar nga Gjykata e Tiranës, për 17 shtetas, si dhe janë kryer kontrolle në 32 ambiente në Tiranë dhe në Shkodër.
Në cilësinë e provës materiale, janë sekuestruar pajisje kompjuterike, celularë dhe shuma të konsiderueshme parash.
Operacioni është në vijim. Në përfundim të tij, Policia e Shtetit do të japë njoftim të detajuar për median dhe qytetarët.
#Aksioni #kundër #mashtrimit #ekonomik #policia #njoftim #zyrtar #arrestuan #persona #dhe #kontrolluan #ambiente #në #Tiranë #dhe #Shkodër
Java News