Sport
Hajrulla Tola thërritet te Shqipëria e Alban Bushit, janë gati për Moldavinë –

Kombëtarja U-21 do të luajë nesër në stadiumin e Vorës, ndeshjen e parë miqësore ndaj Moldavisë.
Grumbullimi i lojtarëve ka nisur që të hënën, ndërsa ditën e sotme kuqezinjtë mbyllën përgatitjet për ndeshjen e parë miqësore ndaj Moldavisë. Sa i përket grupit ka pasur sërish një ndryshim.
Mesfushori Ermal Meta është dëmtuar dhe nuk do të jetë i gatshëm. Trajneri Alban Bushi ka thërritur Hajrulla Tolën. Pjesa tjetër e grupit është në gjendje të mirë dhe të gjithë janë të gatshëm për ndeshjen e parë miqësore ndaj Moldavisë.
Takimi Shqipëri U21 – Moldavi U21 do të luhet nesër në stadiumin e Vorës, në orën 14:00.
#Hajrulla #Tola #thërritet #Shqipëria #Alban #Bushit #janë #gati #për #Moldavinë
SportExpress