Sport

Do të jetë një festë e madhe! Plisat janë gati për finalen ku Shqipëria merr vendin e parë, pritet uragan kuqezi –

Plisat do të jenë gati për ndeshjen e fundit të Shqipërisë në Ligën e Kombeve. Tifogrupi nga Prishtina është pajisur me bileta sa i përket ndeshjes së fundit të grupit të kuqezinjëve në Ligën e Kombeve.

Shqipëria do të përballet në fillim me Cekinë dhe më pas me Ukrainën. E vetmja mënyrë sesi ekipi i Silvinjos mund të marrë vendin e parë, është që të arrijë dy fitore në dy ndeshjet e fundit. Misioni është i vështirë, por aspak i pamundur.

Sigurisht që vëmendja kryesore mbetet ajo kundër çekëve, në mënyrë që të luajmë shansin e fundit me Ukrainën. Të gjithë tifozët shqiptarë do të jenë të bashkuar, teksa mes tyre kemi edhe konfirmimin e Plisave. /Sport Ekspres/

#të #jetë #një #festë #madhe #Plisat #janë #gati #për #finalen #Shqipëria #merr #vendin #parë #pritet #uragan #kuqezi
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button